Festa e Pashkëve, vijon fluksi i emigantëve në Kapshticë

Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë të cilët kthehen në vendin tonë për të festuar festën e Pashkëve.Sipas të dhënave nga dogana e Kapshtisës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 3462 emigrantë shqiptarë dhe 681 automjete ndërsa kanë dalë 2397 shtetas me 503 automjete.Pala greke ka punuar me 2 sportele në dalje ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje me të cilat punon për të lehtesuar pritjet dhe shmangur radhët e gjata.Ndërkohë me afrimin e festës së Pashkëve pritet që në ditët në vijim të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kapshticës.