Berisha: Rama gabim historik që pengoi statusin, ndëshkim më 23 qershor

Kryeministri Berisha premtoi më shumë shumë rrugë, shkolla kanalizime dhe qendra shëndetësore në 4 vitet që do të vijnë.Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e godinës së komunës Lumas në Berat, shefi i qeverisë premtoi heqjen e TVSH për fermët dhe më shumë mbështetje dhe grante për ta."Unë vij sot tek ju për tju garantuar ju se 4 vitet që vijnë do asfaltojmë çdo km rrugë në komunën e Lumasit. Unë vij këtu për të garantuar fermerët se 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermat tuaj dhe projektet tuaja. Unë vij këtu tek ju për t`ju dhën` fjalën e nderit se 4 vitet që vijnë do vazhdojmë rritjen e madhe të pensioneve në komunën tuaj por edhe në të gjithë Shqipërinë. Unë vij këtu për tju garantuar ju që 4 vitet që vijnë ju do keni zero taska dhe do rimburësojmë çdo shpenzim dhe çdo import që ju bëni për fermat tuaja. 4 vitet që vijnë ne do të rimburësojmë TVSH-në për çdo gjë që përdorni ju për ullishtet, vreshtat, gjedhët, të imtat, bletët dhe çdo gjë tjetër të ekonomive tuaja" tha Berisha.Kryeministri fajësoi sërish kreun e PS-së për bllokimin e statusit ndërsa ka theksuar se me fitoren e 23 qershorit do t`i jepet edhe ndëshkimi.“Ai që mori peng statusin e vendin kandidat për Lumasin, Beratin, Shqipërinë, ai që duke marrë peng statusin privoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare, privoi vendin nga qindra milionë euro investime, bëri një gabim historik. 23 qershori po vjen, së bashku me ne do votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, të gjithë ata që duan integrimin, sigurinë, të gjithë ne më 23 qershor do votojmë për Lumasin me rrugë, ura, kanalizimeve, shkolla të niveleve moderne, për rritjen e pensioneve, rritjen e mirëqenies, punësimit” tha Berisha.