Miratohet ligji për kompesimin e TVSH-së për Inputet Bujqësore

Fermerët shqiptarë do të marrin kompesimin e TVSH-së për imputet bujqësore. Ndryshimet në projektligj u miratuan në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave vetëm me votat e mazhorancës.Drejtoresha e politikave fiskale në ministinë e Financave Arjana  Dyrmishi deklaroi se kjo nismë do ti vijë në ndihmë të gjithë fermerëve.Ndërkohë opozita i kundërshtoi ndryshimet në projektligj duke i konsideruar ato si të parealizueshme.Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu dhe një ndryshim të përqindjes së shumës që do të kaloj në fondin special për dëmshpërblimin e pronarëve nga shitja e trualleve shtetërore. Ndër të tjera u miratua edhe një marrëveshje për kreditimin e SME-ve.