Zjarr në xhaminë në Zall Herr, dëmtohet një pjesë e saj

Një zjarri fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm xhaminë në Zall Herr në Tiranë.Sipas informacioneve të para mësohet se si pasojë e zjarrit është dëmtuar një pjesë e xhamisë por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Forca të shumta të zjarrëfikësve kanë ndërhynë duke neutralizuar dhe shuar zjarrin në xhami.Ndërkohë janë ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit ndëkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.