Fondi IPARD-like për bujqësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 14:16
Të gjithë fermerët shqiptarë që merren me prodhimin dhe përpunimin e qumështit, mishit, perimeve dhe frutave do të përfitojnë mbështetje me grante.Afati për aplikimin është deri në datën 14 qershor 2013. Drejtori i Agjensisë së Zhvillimit bujqësor dhe rural Gjok Vuksani u shpreh se ky projekt ofron falas shumën dysheme prej 50 % të shpenzimeve për investimin pasi ta kenë përfunduar investimin.Skema e Granteve "IPARD-like" financohet me 6.2 milion Euro nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria Shqiptare me 2.07 milion Euro.