Lleshi: 6 maji, afati i fundit për listat e kandidatëve

6 maji është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat shumë emërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.Ndërsa ka sqaruar parashikimin që bën kodi zgjedhor kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi tha se afati i fundit është data katër maj por duke qenë se është fundjavë ky afat shtyhet për datën 6 deri në orën 24:00.Ndërkaq Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar projekt vendimin për qendrat e votimit të cilët janë parashikuar të ngrihen në ndërtesa private.Në këtë pikë përfaqësuesit ligjor të PS dhe të PD kanë debatuar. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj duke u ndalur të qendrat e votimit problematike në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit tha se ato janë parashikuar në qendra përfaqësuesve politike të PD-së.Ndërsa për ndryshimet e propozuara në bashkinë e Kamzës përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti tha se do të komplikohet procesi zgjedhor me këto ndryshime.Po ashtu KQZ miratoi edhe projekt vendimin për miratimin e vëzhguesve të qendrës "Polit on" për vëzhgimin e zgjedhjeve më 23 qershor.