Berisha: Aleanca e opozitës me moton "Bashkohuni qelbësira"

Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të shkollave dhe të rrugëve në të gjithë vendin.Paraditen e sotme, shefi i qeverisë ka qënë në Lezhë ku ka inaguruar shkollën 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” dhe rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj aleancës opozitare dhe ndaj kryesocialistit Edi Rama."Ne shkojmë drejt fitores  me vizionin e Shqipërisë së zhvilluar, vizionin e punësimit masiv të shqiptarëve, të rritjes së të ardhurave të tyre. Ne shkojmë të sigurtë drejt fitores sepse kemi sot aleancën më të gjerë në historinë e vendit, alencën më të fortë në historinë e vendit. Qendra edhe e djathta shqiptare u bashkuan rreth parimeve që kanë bërë që ky vend të dalë nga honet e mjerimit në horizontet e zhvillimit. Qendra dhe e djathta besojnë te liritë tuaja, besojnë se ju mund të ndërtoni rimëkëmbjen. Alenca tjetër cila është?. Për javë të tëra hapën shtypin dhe mediat e tyre me moton qelbësira bashkohuni për të rrëzuar Berishën. Ideologët më kryesor të tyre pasi u bashkuan me të gjithë ata që thanë u mbetën halat e Lalzit në grykë. Po unë i thash atij dhe këtu i jap fjalën se një më një do ia ngec halat në fyt atij. Aleanca jonë është e vërtete, ai rreshtoi 4 parti komuniste, tre serialkiller dhe hajdutësh. Shifni listën e tyre. Nga 35 që ka në parti 25 nuk kanë qënë asnjëherë në zgjedhje. Pra mashton me emra" theksoi Berisha.Ndërsa i bëri thirrje emigrantëve të vijnë të votojnë për Partinë Demokratike në 23 qershor, kryeministri Berisha akuzoi sërish Ramën se nuk votoi ligjin që bënte të mundur votimin e tyre në vendet ku jetojnë.“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe thirrja ime për qytetarët e Lezhës është të qëndrojnë në krye të fitores së madhe të 23 qershorit. Ftesa ime për djemtë dhe vajzat e kësaj treve që janë në emigracion është. Bëni gjithçka për ti dhënë mbështetje Lezhës dhe Shqipërisë në 23 qershor. Ju gantoj se do të votonit aty ku jeni po mos të ishte ky nejri që rron nën presione dhe frikë të pashëruesheme. Është hipokrizi të mbledhësh emigrantët ndërkohë që nuk ke votuar ligjin për bën të mundur votimin e tyre atje ku janë. E ftoj Ramën hajde të votojmë ligjin për të votuar emigrantët online kudo që janë. Po ti nuk e bën këtë pasi ke frikë nga vota por nga kjo nuk të shëroj dot sepse ti mban një frikë të pashërueshme. Zoti Rama jeton në një realitet të sëmurë.  Zoti Rama prap të ka mbetur ora 100 vjet para sepse sot shqiptarët kanë forcën e tyre më të madhe. Vendimi i tyre më i rëndësishëm qëndron në votën e tyre të lirë. 23 qershori po afron ne jemi ndryshimi, ne do të fitojmë përpara” është shprehur Berisha.Kryeministri Berisha është shprehur gjtihashtu se për qeverinë ndryshimi i jetës së qytetarëve, lehtësimi i jetës së tyre dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj tyre janë qëllimet më madhore."Ne bëmë gjithçka që këto vite për të bërë që ju qytetarë shqipatër kudo që jetoni të keni infrastrukturë të njëjtë, të keni rrugë të njëjta, qëndra shëndetësore moderne.  Ky projekt ndodh sot ku 6 vjet më parë ishtë jashtë cdo realiteti, shumë të paktë ishin ata që besonin se mund të ecej në këtë projekt. Për ne respekti për qytetarin, dashuri për të, respekti për vendin na bëri që të angazhohemi për ti dhënë shqiptarëve infrastrukturën e vendeve të zhvilluara. Në këtë hark kohor 6 vjecar në Shqipëri ne kemi asfaltuar, ndërtuar dhe rindëruar mbi 10 mijë km, në komunat mbi 8 mijë km rrugë. Vetëm në qarkun e Lezhës nga Blinishti në Fushë Krujë ne kemi ndërtuar rreth 5 mijë km rrugë.  Ne do bëjmë gjithçka që të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë. Zotimi im është që fëmijët tuaj do të shkollohen siç do fëmijë në çdo qytet të Shqipërisë, me laboratore dhe mjete shkollore” theksoi Berisha