Incidenti Rama-Ceka në Vjenë, Kuvendi miraton komisionin hetimor
Parlamenti ka votuar sot pro ngritjes së komisionit hetimor për të hetuar incidentin e 24 prillit të ndodhur në Vjenë mes kryetarit të opozitës Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka.Ngritja e komisionit hetimor për kryesocialistin Rama u votua me 71 vota pro të mazhorancës dhe deputetëve të larguar nga Partia Socialiste, Kastriot Islami, Gjovalin Kadelli dhe Asllan Dogjani ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.Mazhoranca akuzon Ramën se ka dëmtuar imazhin e vendit duke dhunuar diplomatin. Mirëpo opozita e konsideron gjithë këtë debat një manovër të Partisë Demokratike për të dëmtuar figurën e Edi Ramës, duke u shprehur se incidenti është fryrë qëllimisht.PD depozitoi të premten kërkesën në KuvendGrupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi të premten në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor "për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës".Kërkesa e deputetëve të maxhorancës parashikon që objekti i punës së komisionit të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill, si dhe hetim të plotë të veprimeve dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë në këtë incident.