Durrës, dhunohet dhe grabitet taksisti, në kërkim autori
Dhunohet dhe grabitet një shoferi i një taksie në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 14 në Shkozet, ku taksisti Isa Xhumani është goditur me mjete të forta ngashtetasi Sabri Verteniku, banor ne te njejten lagje me tasksistin, i cili më pas i ka grabitur edhe automjetin tip benz me targë DR 2983 D.Sipas versionit zyrtar marrë nga autoritetet policore rezulton se Xhumani ka rënë pre e një grabitje, ndërkohë që burime jozyrtare flasin ai eshte ftuar ne shtepi nga Verteniku me pretendimin se ka nje person te semure dhe kerkon ta çoje ne spital.Në këtë moment, sipas te dhenave te para, taksisti është dhunuar në mënyrë brutale nga Verteniku, duke i prere nje vesh dhe me ane te sendeve te forta i ka shkaktuar deme te renda ne trup dhe më pas e ka lidhur e lënë aty dhe është larguar me mjetin.Ndërkaq taksisti ka arritur të zgjidhet dhe ka thirrur në ndihmë edhe komshinjtë për hapjen e derës, që më pas kanë lajmëruar edhe uniformat blu.Forcat e policise po punojne për kapjen e autorit. Ndërkaq Isa Xhumani dhe pse me një plagë në vesh ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Do jetë dëshmia e tij, që do të japë një skenë më të qartë dhe të besueshme të gjithë asaj që ka ndodhur.