Tropojë, efektivi i policisë vret me armë 18-vjeçaren, dyshohet për pronën
Një 18 vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin LekBibaj të Tropojës. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme dhe sipas policisë autori i ekzekutimit të 18 vjeçares Gjyste Paplekaj është Fran Paplekaj.Po të njëjta burime konfirmojnë se autori ishte punonjës policie. Unifromat blu mbërritën nw vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive pronësie.Dëshmitarët në vendngjarje bënë të ditur se autori i krimit sapo ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Bajram Currit.Tashmë, autori i ngjarjes është në dhomat e paraburgimit ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.