MB: Ministri Noka padi për shpifje ndaj Sajmir Tahirit

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka do të bëjë padi për shpifje ndaj deputetit të Partisë Socialiste Sajmir Tahiri, për publikimin e fotove në të cilat ai pretendon se ministri kishte takuar shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit, Dritan Lamaj.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i MB-së Leonard Olli i cilësoi si të pavërtetë fotot e publikuara nga deputeti Tahiri ndërsa shtoi se shpifësit nuk do mund të pengojnë zbardhjen e plotë të vrasjes së komisar Dritan Lamajt.“Asnjë nga personat e pranishëm në fotot e publikuara nuk ka kurrëfarë lidhje me Arben Frokun. Asnjë shpifës nuk do të mund të pengojë zbardhjen e krimit ku humbi jetën komisari Dritan Lamaj. Shpifja është rezultat i panikut që ka përfshirë zotin Rama dhe humbësit e tij përpara zgjedhjeve. Ministri Noka do të paraqesë në gjykatë padi ndaj shpifësit të pandreqshëm Saimir Tahiri” deklaroi Olli.  vijon..