Nishani plotëson vakancën e Lulos, dekreton Artan Brocin si anëtar në Gjykaten e Larte

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dekretoi emërimin e zotit. Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Sipas relacionit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë theksohet se “bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. 

Me vendimin Nr. 2, datë. 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë. 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013”. Pa pranine e opozitës, vetëm me votata e mazhorancës Kuvendi votoi të enjten dekretin e Presidentin Nishani Fatos Lulo, për emërimin e tij si anetar i Gjykates Kushtetuese. 

Kandidatura Lulos mori 74 vota pro pasi u votua edhe nga dy deputete te LSI, Vangjel Tavo e Lefter Koka. Dekreti i Fatos Lulos ishte me i perfoluri pasi ai mbivendosi nje tjeter dekret te ish-presidentit Topi, i cili ne kete post kishte dekretuar nje tjeter gjyqtar, Artan Hoxhen. Por, ai nuk u hodh asnjehere ne votim, duke krijuar precedentin e mbivendosjes se dekreteve.