Vajrat e përdorura, MM gjoba dhe heqje licensash për disa kompani

Ministria e Mjedisit ka gjobitur 11 subjekte ndërsa u ka hequr licensën 14 kompanive të cilat  gjenerojnë, grumbullojnë, transportojnë, trajtojnë dhe riciklojnë vajra të përdorur.Në një deklaratë për shtyp, Ministria e mjedisit thekson se masat janë marrë pasi janë konstatuar një sërë problematikash nga këto shoqëri.“Ministria mori gjoba me 500 mijë lekë për 11 subjekte,  të cilët merren me riciklimin, përpunimin dhe grumbullim, gjenerimin e vajrave të perdorur dhe mbetjeve portuale. Pezullim dhe standartizim te lejes mjedisore per 14 subjekte  të cilët merren me riciklimin, përpunimin dhe trajtim të vajrave të përdorur dhe mbetjeve portuale. Heqje të lejes mjedisore për 2 subjekte të cilët janë pajisur me leje mjedisore dhe nuk kanë ushtruar aktivitet prej më shumë se dy vjetësh” thuhet në deklaratë.Ministria e Mjedisit bën me dije se nën shqyrtim të rreptë janë 18 shoqëri të trajtimit të vajrave dhe të gjithë gjeneruesit e vajit të përdorur, përfshirë edhe importuesit dhe në  këtë kontekst, në rast të gjetjes fajtor të këtyre shoqërive, do të kërkohet në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme pezullimi i aktivitetit të tyre.“Rikthejme edhe nje here ne vemendje se VKM nr.765 datë 07.11.2012 "Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur" detyron te gjitha importuesit te pajisen me license 3/2 B, me autorim dhe leje mjedisore, si dhe me nje kontrate sherbimi me menaxhuesit e licensuar” përfundon deklarata e ministrisë.