PS kërkon “kokën” e Lefteri Lleshit, Çuçi: Duhet të zgjidhet një kryetar konsensual i KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 16:43
PS nuk do të hyjë në zgjedhje me Lefterie Lleshin në krye të KQZ.Nënsekretari për çëshje zgjedhore në PS, Bledar Çuçi, ndërsa rikonfimon qendrimin e PS për rikompozimin e KQZ me tre përfaqësues të opozitës e tre të mazhorancës deklaron se çështja nuk mund të konsiderohet e zgjidhur nësë në krye të KQZ nuk vihet një emër i ri konsensual.Bashkëhartuesi i kodit elektoral sqaron se për të rikompozuar KQZ nuk është i nevojshëm ndryshimi i kodit.Pas shkarkimit të anëtarit të LSI, Ilirjan Muho dhe dorëheqjes së anëtarëve të opozitës në KQZ, ky institucion po funksionon vetëm me katër anëtarët e propozuar nga mazhoranca.Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emra të rinj nëse ky institucion nuk riformatohet.