Shtyhet afati për legalizimeve të objekteve
Shtyhet afati për procesin e legalizimeve afërsisht me një vit pasi janë edhe 100 mijë ndërtime të palegalizuara. Ndryshimet në projektligj janë miratuar në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës.Këshilltari i kryeministrit Flamur Kuçaj sqaroi se janë të detyruar që të shtyjnë afatin në mënyrë që ti jepet mundësi edhe këtyre qytetarëve që të përfitojnë.Deputeti I opozitës në këtë komision Blendi Klosi e kundërshtoi një nismë të tillë duke e lidhur me synime elektorale.Ndërkohë që kreu i ALUIZNIT Ardian Kollozi deklaroi se një nismë e tillë nuk ka arsye politike por ka synim që ti jepet fund informalitetit.Një tjetër pikë që shkaktoi debate në komision ishte edhe legalizimi i ndërtimeve pranë rrugëve. Në bazë të ndryshimeve parashikohet që të ulet largësia nga rruga nga 100 metra në 30 metra.Që prej nisjes së procesit të legalizimeve pranë Aluiznit janë dorëzuar rreth 270 mijë dosje nga të cilat 225 mijë janë kualifikuar si të sakta.