Berisha firmos vendimin e KM, kalojnë në fond banesash disa objekte shtetërore

Kryeministri Berisha firmos vendimin e Këshillit te Ministrave, te miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, per kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, perkatesisht ne ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder–Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve te Pambukta si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, ne Tiranë.Me kete vendim Keshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas,me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Keto objekte e kane humbur prej vitesh qellimin ekonomik dhe publik qe kane patur.Familjet e strehuara ne to, gjate ketyre 20 viteve, i kane pershtatur keto objekte ne ambiente banimi dhe i paguajne shtetit rregullisht detyrimet per sherbimet e energjise, ujesjelles-kanalizimeve etj.Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjecar për nje numer mjaft te madh bonoresh në rrethin e Tiranës, ate te strehimit te tyre.Marrja e titullit te pronësisë u jep ketyre familjeve te qytetit te Tiranes zgjidhjen perfundimtare për përmbylljen e nevojes për strehim në mënyrë të ligjshme.Kabineti qeveritar ka ngarkuar Entin e Banesave per trajtimin sa me shpejt te ketyre rasteve.