Ish-bosi i firmës piramidale “Populli” rishfaqet në gjykatë për mashtrim
Bashkim Driza, një nga bosat e firmave piramidale rishfaqet përsëri në gjykatat shqiptare.Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vjet burg për ish drejtuesin e fondacionit “Populli” nën akuzën e fallsifikimit të dokumentave e kryer në bashkëpunim.I shpallur fajtor pothuajse 10 vjet me pare per vjedhje me ane te mashtrimit te mijera njerezve, ish-bosi i firmes piramidale "Populli", Bashkim Driza rrezikon sërish të denohet, edhe pse sikurse ne rastin e pare, në mungese.Prokuroria e Tiranës kerkoi tre vjet burg per 55-vjeçarin, i shpallur ne kerkim nderkombetar prej vitesh pasi eshte denuar me 16 vjet burg per mashtrim.Sipas prokurorit, ne kohen qe fshihej ne Republiken Domenikane, Bashkim Driza ka falsifikuar dokumentat me ndihmën e te dashures Anila Balili, duke shitur nje truall ne Tirane qe e kishte ne bashkepronesi me të shoqen.Sipas prokurorisë, Driza ka falsifikuar firmen e te shoqes dhe hetimet treguan se gruaja nuk ka qenë kurre në Republiken Domenikane.Ky truall se pari iu shit ne menyre fiktive nje personi qe nuk egzistonte, e me pas kjo shitje u be fakt po nepermjet falsifikimeve.