Prezantoheshin si ndërtues, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim për mashtrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 10:53
Një person është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për mashtrim.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni të koduar “Ndërtuesi” të shtrirë në qytetet Korçë, Fier dhe Gjirokastër është arrestuar shtetasi Altin Uruçi nga Lushnja ndërsa janë shpallur në kërkim dy shtetasit Stefanaq dhe Flori Curo.Tre personat pasi prezantoheshin si ndërtues u merrnin para personave të ndryshëm duke iu premtuar se do t'iu shisnin pallate.Sipas policisë tre personat nëpërmjet mashtrimit kishin përfituar 220 mijë euro.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mashtrim.