Ambasadorja çeke: Partitë, përgjegjëse për zgjedhje të lira

Ambasadorja çeke në Tiranë Bronislava Tomasova i është bashkuar apelit të ndërkombëtare për gjetjen e një konsensusi politik për zgjidhjen e situatës së krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, ambasadorja çeke ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 23 qershorit si një test për integrimin e Shqipërisë theksoi se përgjegjësia e klasës politike për zhvillimin e një procesi sipas standarteve të kërkuara.“Ne po ndjekim me vëmendje zhvillimet në KQZ, duhet të ketë më tepër transparence. Partitë politike nuk duhet të moderojnë vetëm dialogun.Në çdo vend janë dy palë pozita dhe opozita, të cilat duhet të bashkëpunojnë. Partitë politike janë përgjegjëse që të zhvillohen zgjedhje të lira. Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një test për Shqipërinë” tha Tomasova.