Meta: S`kemi propozuar anëtar për KQZ-në
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka propozuar asnjë anëtar të saj për në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve.I pyetur nga “Ora News” nëse është pjesë e marrëveshjes me PS-në propozimi i një anëtari nga LSI-ja në KQZ, Ilir Meta theksoi se nëse kjo do të ishte e vërtetë do dëmtonte pavarësinë e këtij institucioni."Asnjëherë nuk ka qënë dhe nuk mund të jetë për LSI-në çështja e një anëtari të propozuar prej saj si anëtar i KQZ-së sepse kjo do të thotë të shkatërrosh konceptin e pavarësisë së KQZ-së dhe të institucionit që ka qënë i kristalizuar mjaft qartë edhe në kodin e merituar vitet e fundit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike” tha Meta.Gjithashtu Meta deklaroi se duhet rivendosur besimi dhe konsensusi mes dy forcave politike për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve."Aktualisht kemi një situatë të papranueshme dhe për këtë është përgjegjësia e mazhorancës e cila dhunoi kushtetutën, kodin dhe pavarësinë e institucionit. Për ne nuk është e rëndësishme zgjedhja e njëashme. Për ne dhe për të gjithë si dhe për ndërkombëtarët me rëndësi është vendosja e besimit dhe e konsensusit. Duhet rivendosur besimi dhe konsensusi mes dy forcave politike që kanë bërë Kodin Zgjedhor, me qëllim zgjidhjen e situatës. Nëse ka vullnet kjo mund të ndodhë. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale” tha Meta.Ndërkohë i pyetur në lidhje me deklaratat se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka qenë kundër anëtarët të zgjedhur të LSI në KZAZ, Meta I cilësoi ato si tantativa për të mbjellë diversion brenda opozitës.“Opozita e bashkuar është në të njëjtën linjë, asnjë përpjekje për të mbjellë diversion në radhët e opozitës nuk shkon. Për KQZ ne jemi në sinkron të plotë edhe me zotin Dule” ka shtuar Meta.Deklarata e kreut të LSI-së Ilir Meta u bë pas takimit që pati me kreun Aleancës Popullore, Artur Dojaka. Meta theksoi se kjo forcë politike do të jetë një surprizë e këndshme për 23 qershorin dhe do të japë kontributin e saj për rrotacionin politik që është i domosdoshëm për vendin.