Koalicioni, Shehi dhe Ndoka të përfshirë në listat e PD-së

Aleatët kryesor të Partisë Demokratike në koalicionin parazgjedhor PDK e LZHK pranojnë faktin se do të jenë të përfshirë në listat për deputetë të Partisë Demokratike.Kreu i  demokristianëve Nard Ndoka  dhe ai i LZHK-së Dashamir Shehi në intervista të dhëna për “Ora News” shprehen se në momentin që do zbardhen detajet e marrëveshjes do të publikohen të dhënat teknike ndërsa vlerësojnë mënyrësn  se si   është arritur marrëeveshja me Partinë Demokratike.Ndoka dhe Shehi ironizojnë  rreshtimine partive në hije në kampin e majtë. Për kreun demokristian  31  partitë e majta nuk marrin as sa gjysma e votave të PDK-së.Mënyra se si janë formuar koalicionet  thonë Shehi dhe Ndoka favorizojnë koalicionin “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim” për një fitore të kësaj mazhorance më 23 qershor.