Zgjidhet problemi i furnizimit me energji për disa zona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 14:44
Zgjidhet problem i furnizimit me energji për zonat e Kasharit, Unazës së Re, Misto Mames, Kamzës dhe Yzberishtit. Kjo pas zëvendësimit të transformatorit të vjetër më një transformator më të madh.Administratori i kompanisë CEZ Shpërndraje Sahit Dollapi deklaroi se kjo ndërhyrje do të jetë një ndihmë për banorët por edhe për shumë biznese që janë në këto zona.Kompania CEZ Shpërndarje që prej disa kohësh ka nisur ndërhyrjet në rrjetin e shpërndrajes së energjisë në të gjithë vendin për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji të klientëve.