METE, marrëveshje për hidrokarburet

Kërkimi për burime hidrokarburesh në detin Adriatik do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar një marrëveshje për zgjatjen e periudhës së kërkimit në detin Adriatik të zonës së Durrësit nga kompania ndërkohë që investimi për këtë perudhë dyvjeçare të jetë rreth 250 milionë dollarë, ku do të punohet për shpimin e dy puseve kërkimorë në det.Zv.ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, vlerësoi se kjo marrëveshje do të hapë rrugë për krijimin e mijëra vendeve pune.Kërkimet në detin Adriatik pritet që të zbulojnë vendburimeve të reja të hidrokarbureve, kryesisht i rezervave të gazit dhe naftës.