Akuzohet për rrëmbim fëmijësh, çështja e Begzim Isës i kalon gj. së Krimeve të Rënda

Jo vetëm ndjekja e hetimeve por tashmw edhe gjykimi i cështjes së Begzim Isës, i cili akuzohet se ka mbajtur në banesë një fëmijë për ta trafikuar, do të bëhet nga gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Gjatë ditës së sotme është bërë kalimi zyrtar i cështjes nga Gjykata e Kukësit tek ajo e Krimeve të Rënda në kryeqytet, e cila pritet të caktojë masën e sigurisë për të akuzuarin Isa.20-vjeçari Begzim Isa u arrestua mbrëmjen e 30 marsit në Kukës pasi akuzohet se rrëmbeu një fëmijë për qëllime trafikimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost, ku 19- vjeçari, Begzim Isa, dyshohet se ka rrëmbyer dhe mbajtur për rreth 24 orë në shtëpi 8-vjeçarin me inicialet A.F.Begzim Isa dyshohet se ka lidhje dhe me zhdukjen e Belona Matës, e cila humbi 3 vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit.Policia është duke hetuar për të zbuluar informacione të tjera rreth zhdukjes së Belona Matës, pasi edhe familja e saj, të gjitha dyshimet i hedh mbi 19 vjeçarin Begzim Isa.Bleona Mata është zhdukur, në mënyrë misterioze, në malin e fshatit Zapod, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj, pasditen e 22 Majit të vitit 2010. Kërkimet për të u shtrinë në të gjithë vendin, por edhe jashtë tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.