Korçë, kanosi fëmijët me sëpatë në shkollë, gjykata i jep arrest shtëpie
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 71-vjeçarin Përparim Beqiraj i cili kanosi me sëpatë në shkollë një 13-vjeçar.Ngjarja e rëndë është shënuar dy ditë më parë në qytetin e Korçës ku i moshuari hyri në ambientet e shkolleë 9-vjeçare “Nuçi Naçi“ dhe kanosi me sopatë nxënësin me inicialet A.T.Fatmirësisht fëmija nuk ka marrë dëmtime nga ky sulm pasi ka arritur t'i shmanget agresorit.Por kjo nuk ishte hera e parë që 71-vjeçari kërcënonte nxënësit. Në akuzën e prokurorisë bëhet e ditur i moshuari kishte probleme mendore dhe ai ka bërë akte të tilla paniku edhe herë të tjera.Avokati mbojtës i 71 vjeçarit tha në sallën e gjyqit se klienti i tij në kohën kur ka krijuar terror ka qënë në gjendje të dehur dhe jashtë kontollit.Ndërsa i akuzuari Përparim Beqiraj ka thënë para se të jepej masa e arrestit se ai nuk kishte kryer krim."Unë kam fëmijë vetë, ata janë si fëmijët e tjerë dhe sëpata ime nuk ishte për ti trembur. Unë nuk kam bërë krim" tha ai.Nxënësi i cili u kërcënua nga i moshuarit i shpëtoi goditjes me sëpatë sepse u shmang dhe u largua. 71-vjeçari kërcënoi edhe nxënësiit e tjerë brenda në klasë duke ngjallur panik por që fatmirësisht ka përfunduar me kaq, pa lëndime e viktima.