Dominim i Bundesligës, në aktin e parë mund La Ligën 8-1

Kampionati gjermani ka njohur një rritje spektakolare në këto vitet e fundit dhe këtë e tregon më së miri fitorja 8-1 e Bundesligës kundër La Ligës Spanjolle.Ky është dominimi i skuadrave gjermane në gjysëmfinalet e para të Champions League. Si me porosi, Bajern Mynih dhe Borussia Dortmund realizojnë nga katër gola në portat e kundërshtarëve iberikë, duke u dhënë këtyre të fundit leksione futbolli, në çdo drejtim. Pa kaluar 24 orë nga jehona e asaj fitoreje të bujshme të Bajernit ndaj Barcelonës, në Gjermani ka ndodhur një tjetër mrekulli, që ka lidhje sërish me futbollin e këtij vendi. Nuk mund të flitet më për rastësi, por për një dominim të qartë të futbollit gjerman në rang klubesh mbi atë spanjoll.Fati ndoshta e solli që në gjysmëfinalet e këtij sezoni të Champions League, të kishim dy ballafaqime gjermano-spanjolle, në aktin e parë të të cilave janë tejkaluar çdo lloj pritshmërie.Bavarezët dhe Dortmundi kanë treguar një superioritet ndaj gjigandëve të La Liga-s, respektivisht ndaj Barcelonës dhe Realit të Madridit dy ekipeve më me histori në futbollin ndërkombtar. Kjo tregon se futbolli gjerman, i cili disa vite më parë ishte ndër më të dobtit në kontinent, sot ka arritur majat dhe për ta konfirmuar një fakt të tillë na mbetet të shohim gjysëmfinalet e kthimit, nëse do të ketë reagim nga Bigët e La Ligës apo thjeshtë do të vazhdojë dominimi i Bungesligës.Ndërsa ajo që pritet të konfirmojë më së miri këtë fakt, është botërori i ardhshëm i Brazilit. A do ta zbresë Gjermani furinë e kuqe nga froni i kampionit? Mbetet për tu pare, pasi deri në verën e 2014-ës shumë gjëra pritet të ndodhin dhe të ndryshojnë.