Torres: Do të jem te Chelsea edhe po erdhi Falcao
Fernando Torres ka bërë të qartë se do të vazhdojë të jetë pjesë e Çelsit edhe në sezonin e ardhshëm, ndonëse londinezët po përgatiten të blejnë Radamel Falkaon gjatë merkatos së verës dhe pse hapësirat për të në formacion nuk do të jenë të shumta."Kur luan për Çelsin, shpreson gjithmonë që të vijnë emra sa më të mëdhenj në ekip dhe lojtarët e mëdhenjë janë gjithmonë të lidhur me Çelsin. Nuk mund të ndalosh spekulimet, sidomos me afrimin e verës, por çdo lojtar i madh është i mirëpritur te Çelsi. Që nga momenti kur unë kam ardhur këtu, ne kemi firmosur vetëm me lojtarë të mëdhenjë, ndaj nuk do të ishte çudi nëse klubi do të nënshkruante me Falkaon", tha Torres.Ndërsa me tej El Minjo shton se: "Për momentin jam i lumtur, por do të isha edhe më i kënaqur nëse do të fitonim Europa League. E kam ndjerë gjithmonë veten pjesë të këtij klubi. Gjërat ndryshojnë, por mund ta shohësh qartësisht se në këtë sezon unë kam qenë sulmuesi kryesor i ekipit. Ka qenë një sezon i mirë për mua, edhe pse nuk kam dhënë atë që prisja. Klubi më ka bërë të qartë se ka besim te unë dhe unë dua të qëndroj dhe të shënojë sa më shumë gola. Nëse ata mund të ndryshojnë mendje, kjo është një çështje tjetër për diskutim, por deri tani, mes nesh nuk eksiton asnjë problem", shpjegoi sulmuesi 29 vjeçar para ndeshjes së Europa League kundër zviceranëve të Bazelit ku kërkon fitore me patjetër që në ndeshjen e parë.