Basel - Chelsea, formacionet e mundshme
Basel - Chelsea do të jetë gjysëmfinalja interesante e mbrëmjes së sotme në Europa Ligë, mes një skuadre pa shumë eksperincë dhe kampionëve të Europës. Zviceranët që mund të quhen me plot gojën surpriza e këtij edicioni, kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën e madhe.Pasi eleminuan në çerekfinale skuadrën e Totenham, ata do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Londinezve të Chelsea. Tekniku Murat Jakin, është i bindur që skuadra e tij mund të vazhdojë të ëndërrojë, ndërsa nga ana tjetër tekniku Benitez dhe bomberi i bluve Torres, premtojnë se skuadra e Chelsit do të fitojë trofeun ndaj dhe sfida e sotme do të jetë një hap i rëndësishëm drejt konfirmimit të këtij objektivi.Në përballjen e parë gjysëmfinale e cila pritet të dhurojë surpriza, trajneri i skuadrës së Basel, Jakin, pritet të hedhë në fushë formacionin 4-4-2.Në portë: Somer, në mbrojtje: Steinofer, Vosen, Dragoviç dhe Shar, në mesfushë: Salah, Frai, Kabral dhe Stroçker, ndërsa në sulm Streler do të përbëjë dyshen me vetereanin Frai.Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës së Chelsit, Rafa Benitez, pritet që të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Çeh, në mbrojtje: Azpilikueta, Ivanoviç, Terri dhe Ake, në qendër të mesfushës: Obi Mikel dhe Lampard, ndërsa treshja: Moses, Oskar dhe Hazard do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit spanjoll "El Minjo".Ndeshja do të luhet në orën 21 e 05 në stadiumin “Xhekob Park”. Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë përballje miqtë nga Londra, fitorja e të cilëve kuotohet me koefiçentin 2.4, barazimi 3.1, ndërsa fitorja e vendasve kuotohet me koefiçentin 2.8.