Jurgen Klopp : I lumtur për suksesin, ishte thjeshtë fantastike

Jurgen Klop është padyshim strategu i fitores së Dortmundit, pasi ka bërë një punë mbresëlënëse duke ndërtuar një ekip me të rinjë të talentuar dhe pretendent.Megjithatë, ai nuk beson se fitorja 4-1 është e mjaftueshme për të menduar se e kanë siguruar kualifikimin. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri gjerman ka theksuar se: "Jam shumë i kënaqur nga shfaqja e dhuruar. Ishte futboll i pastër dhe i jashtëzakonshëm. Të dyja skuadrat luajtën me ritëm të lartë, por ne ishim superiorë dhe dominuam në fushë. Që të fitosh me Realin e Madridit, duhet të bësh një ndeshje të shkëlqyer dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Ne i treguam botës se nuk është e rëndësishme për të shpenzuar shuma të mëdha parash për të ndërtuar një ekip të fortë dhe pretendent".Ndërsa në lidhje me ndeshjen e kthimit, strategu i verdhezinjve tha se: "Unë kam mjaftueshëm eksperiencë dhe e di që euforia mund të na kushtojë shtrenjtë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë ndeshjen e kthimit dhe të mendojmë se jemi në finale. Do të jetë mjaft e vështirë në Madrid dhe gjërat mund të na shkojnë keq nëse hyjmë të pamotivuar në fushë. Duhet të jemi tepër të kujdesshëm me reagimin tonë", - shtoi ai.Në fund tekniku Klop bëri një koment rreth reagimit të tifozëve me Goetzen: "Mario bëri një ndeshje shumë të mirë dhe jam krenar për të. Arriti ta administrojë shkëlqyeshëm presionin e krijuar. Gjithsesi, dua të falenderoj edhe tifozët që e menaxhuan mirë situatën. Goetze është një profesionist i vërtetë dhe këtë e tregoi më së miri mbrëmë. Edhe pse ka firmosur me bavarezët ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në skuadër deri në sekondat e fundit. I pyetur nëse në finale do të kemi një duel mes skuadrave gjermane dhe nëse Goetze do të luajë ndaj të ardhmes së tij, Klop theksoi se: Ai do të jetë në lojë madje unë ju premtoj se do të bëjë të pamundurën për të shënuar dhe për të fituar ndaj tyre”, përfundoi numri 1 i pankinës së Dortmund.