“Çmendet” Perez, dëshiron Gareth Bale me çdo kusht në skuadër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 16:55
Real Madrid nuk heq dorë nga Gareth Bale.Florentino Perez është i gatshëm të bëj çmendurira për talentin uellsian të Tottenham. Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", presidenti i "Los Blancos" mund të ofrojë një shifër deri në 50 milionë euro për kartonin e lojtarit klubit londinez, i cili deri tani nuk ka lënë shumë hapësira për tratativa.Presidenti i "Gjelave" Daniel Levy, i ka vënë një klauzolë prej 100 milionë eurosh Bale dhe Perez mendon që përveç 50 milionëve ti ofrojë Tottenham edhe kartonin e Gonzalo Higuain ose Angel Di Maria.