Edhe Lewandowski e Humels drejt Bayern Munchen
Loja perfekte e skuadrës së Borusia Dortmund dhe talentet e shumta që ndodhen në këtë ekip, kanë bërë që trajeri i ardhshëm i Bavarezve, Pep Guardiola, të hedh vështrimin drejt tyre për të përforcuar ekipin e tij. Ish teknikut Katalanas, nuk i ka mjaftuar vetëm blerja e talentit gjerman Goetze, pasi nga Dortmund ai synon të marr edhe lojtarë të tjerë të talentuar, siç janë bomberi Levandovski dhe qendërmbrojtësi Mats Humels.Ndonëse Guardiola ka qëndruar në distancë në Nju Jork muajt e fundit, tekniku spanjoll nuk është ndalur për asnjë sekond së planifikuari skuadrën që do të drejtojë sezonin e ardhshëm. Konfirmimi i "punës në hije" ka ardhur me afrimin pranë skuadrës të Mario Goetze, ndërsa po insistohet fuqishëm që së bashku me gjermanin, të vinë edhe dy ish shokë skuadre.Konfirmimi për kalimin e Levandovskit në radhët e Bavarezve që në merkaton e verës, këtë radhë ka ardhur nga menaxheri i Jup Heinkes, Enrike Rejes, për mediat spanjolle. Ai ka deklaruar se: "Guardiola po krijon një ekip të frikshëm", ndërsa bëri të qartë se Polaku do të veshë fanellën e bavarezëve që në sezonin e ardhshëm. Përveç sulmuesit të talentuar Levandovski, në mediat gjermane bëhet e ditur se nga skuadra e Dortmund në drejtim të bavarezëve do të kalojë edhe mbrojtësi, Mats Humels. Ky i fundit ka dalë nga akademia e Bayern dhe rikthimi i tij te bavarezët do të blindonte prapavijën e skuadrës së ardhshme të teknikut të mirënjohur Guardiola, i cili kërkon të rikthehet fuqishëm për të vazhduar dominimin e futbollit, ashtu siç bëri për vite me radhë te skuadra e Barcelonës.