Dominim i gjermanëve, Borusia Dortmund shkatërron "Mbretërit" 4-1
Dominimit spanjoll në futboll duket se i ka ardhur fundi, dhe këtë e tregojnë më së miri dy gjysëmfinalet e Liëes së Kampionëve ku skuadrat gjermane kanë vënë diktatin e tyre.Pas suksesit 4-0 të Bajern Mynih përballë Barcelonës, ka ardhur edhe triumfi 4-1 i Borusia Dortmund ndaj Real Madrid. Në një ndeshje që është luajtur thuajse me një portë, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop i ka treguar botës se sukseset nuk arrihen vetëm me shpenzime stratosferike. Që në minutat e para të ndeshjes, Borusia duket qartë se është më lartë se kundërshtari. Fillimi agresiv i vendasve kurorëzohet me sukses që në minutën e 8-të, ku Robert Levandovski kalon në avantazh skuadrën e tij pas një harkimi perfekt të Goetze. Reali provon të reagojë disi pas disavantazhit, por Borusia arrin të kontrollojë shumë lehtë çdo iniciativë të spanjollëve. Tentativa e parë e "galatikëve" që vetëm të tillë nuk ishin mbrëmë, vjen përmes Ronaldos me anë të një goditje dënimi. Ky i fundit arrinë të rikthejë barazpeshën në fundin e pjesës së parë pas një gabimi fatal të mbrojtësit Humels. Fraksioni i parë i lojës mbyllet në shifrat 1-1 ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta vjen shpërthimi i vendasve dhe i sulmuesit Levandovski.Pa kaluar mirë 5 minuta lojë, është sërish Polaku që kalon edhe një herë verdhezinjtë në avantazh. Në minutën e 55-të "Bomberi", Levandoski tregon një tjetër numër magjik, duke shmangur Pepen në zonë dhe duke dërguar përsëri topin pas krahëve të Diego Lopez. Gjermanët nuk duken të ngopur edhe me rezultatin 3-1, pasi presioni tyre vazhdon të jetë i lartë. Si rezultat i presionit vjen edhe 11 metërshi i fituar nga Rois, dhe që transformohet saktësisht në gol përsëri nga Levandovsaki, që i vetëm mund "Mbretërit" e Mourinjos.Sulmuesi i talentuar Polak, firmos jo vetëm fitoren e Dortmundit por arrin të shënojë një poket golash në gjysëmfinale si rrallë herë në historinë e futbollit botëror. Vërshëllima përfundimtare ka bërë të shpërthejë entuziazmi në "Vestfalenshtadion", ku Borusia Dortmund hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së madhe, atje ku me shumë mundësi do të ndeshen me Bajernin e "urryer".Ndërsa spanjollët janë larguar me kokën të ulur, duke parë se si po u ikën nga duart një tjetër mundësi për të fituar Chempions e 10-të në histori.