Murinjo: E merituam fitoren, përmbysja s'është e pamundur

Trajneri i Real Madrid, Hoze Murinjo, i ka kursyer ironitë apo justifikimet pas humbjes kundër Borusias së Dortmundit, duke përgëzuar rivalët gjerman për paraqitjen e zhvilluar.Në deklaraten e tij pas ndeshjes, "Special One", u duk i trishtuar për humbjen e rëndë ndaj Dortmund ndërsa theksoi se: "Fitoi skuadra më e mirë. E merituan plotësisht fitoren, sepse ishin superiorë në fushën e lojës. Kur ndodh që të humbasim padrejtësisht, nuk nguroj ta them një gjë të tillë. Por ndaj Dortmund  unë u zhgënjeva  me paraqitjen e lojtarëve të mi. Ndoshta niveli i ulët që treguam ishte më shumë meritë e kundërshtarit se sa e papërgatitjes tonë ", - tha portugezi.Më tej numri 1 i " Galaktikëve" shtoi se: "Dortmundi arriti të fitojë çdo dyluftim për topin e parë. Ata ishin më të saktë në ushtrimin e presingut dhe mbi të gjitha bënë diferencën në duelet një për një. Rezultati e tregon qartë superioritetin e tyre dhe ne nuk na mbtet gjë tjetër vetëm të pranojmë humbjen dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen e kthimit", - shtoi ai.  Sa i përket ndeshjes që do të luhet në “Bernabeu” mesjaven e ardhshme , Murinjo u shpreh: "Është shumë e vështirë që ta përmbysim, megjithatë është detyra jonë që ta provojmë e të shpresojmë. Mund të bëjmë një paraqitje më të mirë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll" përfundi tekniku i madrilenëve.Pas kësaj humbje dhe shanseve të pakta që i mbeten Mourinhos për të triumfuar në Chempions, mediat gjermane dhe ato spanjolle nuk kanë nguruar të hedhin hipotezat e tyre për largimin e Mourinhos nga kryeqyteti iberik. Sipas tyre, thuhet se trajneri i Realit do largohet nga detyra si trajneri i Madrilenëve në muajin Qershor dhe do zyrtarizojë rikthimin te Çelsi.Ndërsa mësohet se goditja e tij e parë do jetë bomberi kolumbian, Radamel Falkao.