Basketboll NBA, Oklahama i mbijeton formës së jashtëzakonshme të Harden
Përballja mes Oklahomas dhe Hjuston, ka filluar të tregohet më e balancuar se sa mendohej, duke parë se kundër njëra-tjetrës viheshin skuadra e parë dhe ajo numër 8 në Konferencën e Perëndimit. Një pjesë e meritës së këtyre ndeshjeve emocionuese i takon Xhejms Harden, yllit të Hjuston, i cili për pak sa nuk po rrëmbente fitoren në fushën e ish-skuadrës së tij.Harden ishte më i miri në fushën e lojës për skuadrën e tij, pasi shënoi 36 pikë e 11 topa në tabelë, ndërsa Hjuston kishin një avantazh prej 4 pikësh kur mbeteshin më pak se 3 minuta lojë në sfidën ndaj Oklahomas. Por Kevin Durant dhe Rasëll Uestbruk, të dy autorë të 29 pikëve në këtë ndeshje, u zgjuan në minutat e fundit dhe arritën të kthenin ndeshjen, duke çuar në 2-0 serinë e fitoreve pas suksesit me shifra të ngushta 105-102 në takimin e dytë mes këtyre dy skuadrave.Një përballje e përfunduar dhe pa histori duket ajo mes Los Anxhelos Leikërs dhe San Antonio, me teksanët që vazhdojnë të tregohen shumë më të fortë se skuadra kaliforniane. Toni Parker shënoi 28 pikë e 7 pasime në suksesin 102-91, ndërsa Los Anxhelos Leikërs nuk ishin asnjëherë në gjendje të vinin në diskutim fitoren e ekipit vendas.Në takimet e mbrëmjes së djeshme në Konferencen e Perëndimit u shënuan këto rezultate:Hjuston-Oklahoma 102-105Los Anxhelos Leikërs-San Antonio 91-102Ndërsa në Konferencen e LindjesAtlanta mundi ekimin e Indiana me rezultatin 98-113