Fenerbahçe - Benfika, formacionet e mundshme

Sfida tjetër interesante e mbrëmjes në Europa Ligë, do të jetë ajo mes Fenerbahçes dhe Benfikës.Skuadra turke, pas disa goditjeve të rëndësishme në merkato, kërkon që këtë vit të prekë finalen e këtij turneu. Me emra të njohur si ish sulmuesi i Liverpul, Dirk Kajt, apo mesfushori i Chelsit, Mireles, vendasit nuk e diskutojnë fitoren në shtëpi ndërsa kërkojnë për ta patur më të lehtë ndeshjen e  kthimit në Lisbonë. Nga ana tjetër portugezët që kanë arritur disa herë deri në gjysëmfinale, në këto edicione të fundit kërkojnë që këtë vit ti shkojnë deri në fund, dhe pse jo të jenë ata fituesit e këtij turneu.Trajneri i Luzitanve, Horhe Hezus, është i vetëdishëm për vështirsitë e transfertës përballë ekipit turk dhe veçanërisht tifozërisë së zjarrtë të skuadrës së Fenerbahçes. Ai kërkon përqëndrim maksimal nga skuadra, ndërsa thekson se askush nuk duhet të çuditet nëse nga Turqia skuadra e tij kthehet me një fitore.Në përballjen e mbrëmjes së sotme që pritet të dhurojë surpriza, trajneri i Fenerbahçes, Ajkut Koxhaman, pritet të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Volkan, në mbrojtje: Gonul, Korkmaz, Jobo dhe Zigaler, përpara mbrojtjes do të jetë dyshja: Kristian dhe Mireles, ndërsa treshja Kajt, Baroni dhe Erkin pritet të mbështesin sulmuesin e vetëm në repartin e ofensiv, Uebo.Në kampin tjetër, trajneri i Benfikës, Horge Hezus, pritet që të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-4-2.Në portë: Moraes, në mbrojtje: Pereira, Garaj, Luizao dhe Melgarejo, në mesfushë: Salvio, Matiç, Martins dhe Gaitan, ndërsa në sulm do të jenë Lima së bashku me sulmuesin e mirnjohur Kardozo.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 05 në stadiumin “Sukru Sarakoglu”. Kompanitë e basteve favorizojnë portugezët në këtë takim pasi një fitore e mundshme e Benfikes kuotehet me koefiçentin 2.5, barazimi 3.1 ndërsa fitorja e fenerbahçes kuotohet me koefiçentin 2.7.