Inter – Barça, tratativa për të shkëmbyer Handanoviç-Sanchez

Inter dëshiron aprovimin e Barcelonës për një prej shkëmbimeve më të bujshme të merkatos së verës. Sipas asaj që shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", zikaltrit janë të gatshëm ti ofrojnë katalanasve portierin slloven, Samir Handanoviç, për të marrë sulmuesin kilen, Alexis Sanchez.Ideja mund të pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila është në kërkim të një portieri pas vendimit të Victor Valdes, për të mos rinovuar kontratën dhe për më tepër që ditë më parë Blaugranat ofronin plot 30 milionë euro për sllovenin.Në ditët në vijim priten lajme më konkrete rreth këtij operacioni.