Rikthehet Europa League
Pas emocioneve të shumta që dhuroi kompeticioni më spektakolarë për klube Chempions Ligë ku u vu re në dominimi i futbollit gjerman, futbolli europian do të rikthehet sonte me të tjera emocione të forta, por që kësaj radhe do ti dhurojë kompeticioni i Europa Ligës.Edhe pse diferencat mes skuadrave të Ligës së kampionëve dhe Europa Ligë janë të konsiderueshme, spektakli nuk do të mungojë në mbrëmjen e sotme, pasi në fushë zbresin pikërisht kampionët e edicionit të kaluar në Chempions.Londinezët e Chelsit kërkojnë përsëri triumfin në Europë, pasi është i vetmi kompeticion ku ata pretendojnë për të shpëtuar një sezon totalisht të dështuar. Kjo është mundësia e vetme e bluve për të siguruar një trofe në një vit ku skuadra ka patur shumë ulje e ngritje. Të besuarit e Benitez do të luajnë në transfertë ndeshjen e parë të gjysëmfinales së Europa Ligës, kundër surprizës së këtij edicioni, zviceranëve të Bazel. Në Londër tifozët kërkojnë finalen dhe trofeun, ndërsa në fushën e lojës lojtarët pritet të bëjnë maksimumin për të mos dal duarbosh nga ky event i rëndësishëm.Përveç kësaj përballje, gjysëmfinalen tjetër do ta dikutojnë me njëri-tjetrin, turqit e Fenerbahçes dhe portugezët e Benfikës. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet në Turqi, ndërsa pritet një fitore e vendasve që në çerekfinale eleminuan Lacion, një pretend të fortë për fituar trofeun.Nën mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë vendase, verdhezinjtë pritet që të paktën të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e pare, për ta bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit, pasi në Lisbonë do ta kenë supër të vështirë. Benfika ka një eksperiencë më të madhe duke parë që në vitet e fundit i është afruar shumë fitimit të këtij trofeu. Ajo që dallon nga Chempions Liga është fakti se në Europa Ligë nuk kemi asnjë skuadër spanjolle dhe gjermane të cilat vitet e fundit kanë dominuar futbollin.