Rama ironizon koalicionin e djathtë: KM, fenomenal në konkurencën me Portokallinë

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar krijimin e koalicionit të djathtë. Përmes një reagimi në rrjetin social tëitter, Rama duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit në ceremoninë e zyrtarizimit të koalicionit, shprehet se Berisha është fenomenal ne konkurencen qe i ben Portokallise.“Nga 35 parti ne 2009 sot jemi 25 dhe kjo eshte nje tjeter arritje e madhe e jona” shkruan Rama.Partia Demokratike mbylli bisedimet me partitë e djathta dhe të qendrës dhe zyrtarizoi sot“Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, në përbërje të së cilës janë 25 parti politike. Bazuar në tre shtylla kryesore, punësimi, mirëqenia dhe integrimi, Partia Demokratike dhe aleatët firmosën sot në “Hotel Sheraton” marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor.Në fjalën e tij Berisha tha se kjo aleancë do arrijë fitoren më të thellë duke përsëritur vitin 1992.“Jam i sigurt që 23 qershori do jetë përgjigjja më e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vetë evropiane. Nga 35 parti që morën pjesë në 2009, 25 prej tyre janë të pranishme në këtë podium, parti me histori të qartë elektorale, kundrejt halave dhe ngjalave të aleancës tjetër. Aleancë e programit që synon t’ju japë shqiptarëve mundësi për të ndërtuar jetën e tyre, që të ecin si komb i lirë drejt të ardhmes së tyre më të mirë. Ndaj dhe ftesa ime për qytetarët shqiptarë është që këtë periudhë që kemi përpara le të angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më intensiv, më të vendosur në histori. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një aleancë të bashkuar që është e gatshme ta çojë vendin drejt një mandati të ri. Ne do arrijmë një fitore të thellë të shkëlqyer, do përsërisim vitin 1992 ku hapëm rrugën e lirisë për shqiptarët”, tha ai.