Rritja e sigurimeve shoqërore, komisioni i ekonomisë e shtyn me një vit. PS: Po e shtyni për vota
ISKSH dhe Ministria e Financave kanë kërkuar edhe 1 vit kohë para se ligji i sigurimit të detyrueshëm të hyjë në fuqi. Kjo do të thotë se të vetëpunësuarit, me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, e kanë të detyruar pagesën e kontributeve shëndetësore.Kjo do të thotë se nësë një person ka një pagë minimale 18.000 lekë ai paguan si kontribut shëndetësore mbi 1800 lekë. Debatet në Komisionin e ekonomisë u krijuan kur opozita e quajti këtë si një ligj me llogjikë ekletorale dhe jo sociale."Që kjo ka lidhje me fushatën elektorale, duket haptaz, sepse fare mirë këtë ndryshim në ligj, një qeveri e përgjegjshme, që ka për synim, sic thoni ju, mosrritjen e barrës së taksave, duhet ta kishte që para dy vjetësh, kur e solli me rritje 45 për qind. Kjo ishte një arsye pse ne e votuam, që për vetë te punësuarit, pjesërisht apo kryesisht, për gjithë biznesin e vogël nuk mund ta pranojmë këtë barrë" thotë deputeti socialist Erjon Brace.Komisioni pati edhe debate për kontratën e koncensionit të një firme, e cila do të vendos skanera në 5 pikat doganore në vend.Edhe në këtë rast opozita tha se skanerat nuk janë vendorë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, duke mos patur në këtë mënyrë kontrollet në pikat hyrëse dhe dalese në territor si dhe debate mbi shumën që përfiton kjo firmë gjatë koncesionit të saj në Shqipëri që sipas deputetëve në komision për 15 vite kjo firmë përfiton rreth 130 milion euro.