"Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", zyrtarizohet koalicioni i djathtë

“Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” është aleanca e re e koalicionit e krijuar mes 24 partive të qendrës, qendrës së djathtë dhe të djathtës. Në një ceremoni të veçante, ku merrnin pjesë drejtues të partive pjesëmarrëse në koalicion, anëtarë të tyre, ministra te kabinetit, si dhe qytetarë mbështetës së këtyre forcave politike, u nënshkrua sot pasdite marrëveshja nga partitë, përkatësisht:Partia Demokratike; Partia Republikane; Partia për Drejtësi dhe Integrim; Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Agrare Ambientaliste; Partia Lidhja Demokristiane; Partia Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë; Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Partia  Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Konservatore Shqiptare, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Aleanca e Maqenonasve për Integrim Europian, Partia e të Drejtave të Mohuara, Partia Lëvizja Shqipëria e Re, Partia Demokracia e Re, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, Partia Civile e Shqiperise.

Kryeministri Berisha njëherazi edhe Kryetar i Partisë Demokratikë të Shqipërisë  tha se kjo është një ditë shumë e veçantë në historinë politike të vendit, pasi realizohet bashkimi i forcave politike, të cilat kanë në themel të programit të tyre, vlerat më të çmuara të individit, të shoqërisë dhe të kombit. “Ne jemi të lumtur që themelojmë sot Aleancën më të madhe të vlerave në historinë tonë kombëtare.” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri e cilësoi aleancën e koalicionit, si aleancë e programit, e cila synon tu japë shqiptarëve mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre, mirëqenien e tyre, tu japë Shqipërisë dhe shqiptarëve mundësinë të ecin si komb i lirë, të sigurte, drejt të ardhme së tyre më të mirë, të ardhmes evropiane.

“Përcjell përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë më të cmuar të shpirtit të tyre vokacionin perëndimor dhe sot shohin më të bashkuar se kurrë forcat politike të këtij vendi të orientimit perëndimor dhe kombëtar. Sot shqiptarët përjetojnë një dite në historinë politike të vendit shumë të vecantë, një bashkim të të gjitha forcave politike që kanë në themel të programit të tyre vlerat më të cmurara të individit, shoqërisë dhe kombit. Jemi të lumtur që themelojmë aleancën më të madhe të vlerave në historinë kombëtare. Tejkalojmë ’92 ku ishim një lloj fronti, ndërsa sot paraqitemi si forca politike të strukturuara. Zgjodhëm si moton kryesore punësimin e qytetarëve shqiptarë. Puna pas familjes është bekimi i zotit për njeriun. Jemi të vendosur që të gjitha reformat tona të kenë si rezultat punësimin e qytetarëve shqiptarë. Do bëjmë gjithcka tu krijojmë atyre këtë mundësi. Mirëqënia padiskutim është atribut i merituar i cdo qytetari në një shoqëri të lirë, nuk ka të varfër për shkak të tij. Beteja për mirëqënie do jetë beteja më e vështirë, por ne jemi të sigurt se është ky program vlerash që ka bërë të mundur që në 21 vite në Shqipëri si në asnjë vend tjetër prodhimi i brendshëm të rritet 11 herë. Mekanizmi ynë është liria, në këto vite cdo gjë që kemi bërë, kemi pasur një synim, të zgjerojmë lirinë e individit. Do bëjmë gjithcka që qyetarët e këtij vendi të kenë hapësira për të krijuar mirëqënie për veten, familjen dhe shoqërinë” tha Berisha.Duke iu referuar shtyllës së tretë të emërtimit të koalicionit, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj PS për bllokim të tre ligjeve për marrjen e statusit kandidat. Teksa shprehu vendosmerinë e tij dhe aleatëve për të avancuar më tej në procesin e integrimit, kreu i PD shprehu bindjen se 23 qershori do jetë përgjigjia më e shkëlqyer në arritjen e këtij qëllimi.“Aleanca për integrimin është vokacionin jonë perëndimor, pas gjysëm shekulli diktaturë shqiptarët u zgjuan me thirrjen e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Prej 2 vitesh në Shqipëri si në asnjë vend tjetër procesi u bllokua nga brenda. Në një konferencë në Ëashingtion do të deklarohej se opozita bllokoi për qëllime politike integrimin e vendit, sot në Luksemburg gjithashtu. Ndodhi vetëm në Shqipëri sepse udhëheqja e sotme e PS ka për program të vet testamentin e etërve të tyre. E gjithë kjo ishte një thirrje për këta zotërinj, të bashkojhemi për të avancuar integrimin europian. 23 qershori do jetë përgjia më e shkëlqyer” deklaroi Kryeministri.Duke hedhur paralele historike mes proceseve zgjedhore, Berisha tha se në aleancën e sotme figurojnë 25 parti, nga 35 që ishin në zgjedhjet e 2009. I bindur se në sitën e tij ka përzgjedhur parti me peshë konktrete elektorale, Berisha tha se aleanca e vlerave e së djathtës do sigurojë fitore absolute kundrejt aleancës së ngjalave dhe halave, për të përsëritur edhe njëherë fitoren e ’92.“Nga 35 parti që morën pjesë në zgjedhjet e 2009, 25 prej tyre janë të pranishme në këtë podium me peshë të qartë elektorale kundrejt halave dhe ngjalave të aleancës tjetër. Kjo është aleancë e vlerave, të vërtetave elektorale, e programit.Ftesa ime për qyetarët shqiptarë është të angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më qytetare, intensive, të vendosur në historinë e këtij vendi, për ta cuar drejt një mandati të ri në 23 qershor. Energjia përkushtimi vendosmëria e forcave tona politike të bashkuara në një aleancë të vetme do garantojë një fitore të thellë të shkëlqyer, do përsërisë vitin ’92 në të cilën ne hapëm sëbashku rrugën e lirisë” përfundoi lidershipi i PD-së.

Ndërkaq,Ritvan Bode një prej negociatorëve të selisë blu lexoi dhe kartën me pikat në të cilat është bazuar krijimi i “Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Aleanca ka në grupimin e vet parti të qëndrës , qëndrës së djathtë dhe të djathës shqiptare.