Moore: Zgjedhje me standarde demokratike në Shqipëri, mosfunksionimi i KQZ rrezikon proçesin

Vetëm pak ditë nga vizita e tij në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan, Jonathan Moore ka ripërsëritur edhe njëherë se KQZ duhet të jete e balancuar dhe pa ndikime nga politika.Duke iu referuar gjendjes në të cilën ndodhet momentalisht KQZ, Moore ka theksuar se KQZ duhet të funksionojë në normalitetin e tij pasi me numrin aktual ëhstë i pabesueshëm, duke përçuar kështu në mënyrë indirekte apelin ndaj opozitës për të plotësuar vendet e mbetura bosh nga anëtarët e saj të dorëhequr.“KQZ duhet të jete e balancuar dhe pa ndikime nga politika. KQZ duhet të funksionojë dhe zgjedhjet të zhvillohen me 23 qershor, mosfunksionimi i saj rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve”tha ai.Zyrtari amerikan ka parashtruar qartë se SHBA kërkon të shohë zgjedhje me standard domokratike në 23 qershor, të cilat sipas tij janë vendimtare për demokracinë në vend si dhe progresin drejt procesit të integrimit."Zgjedhjet jane test për demokracinë në Shqipëri. Duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike në 23 qershor. Zgjedhjet janë të rëndësishme për demokracinë dhe progresin në Shqipëri. Duhet të zbatohen kuota gjinore, listat e zgjedhësve kanë pasur probleme” theksoi ai.Ndërkaq ai ka ritheksoi vendosmërinë e SHBA për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve. Deklaratat, Moore i bëri gjatë një konference të KVV në Washington.I pranishem ne konferncë,  Robert Benjamin, Drejtor rajonal i programeve për Evropën Qëndrore dhe Lindore, duke u ndalur të puna e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, është shprehur se KQZ është penguar në kryerjen e detyrave deri në zgjedhje, duke injoruar protokollin dhe humbur kredibilitetin.