AMC ofron grante për studentët e fakultetit të ekonomisë
Gjigandi i operatorit në fushën e telefonisë celulare AMC, ofron grante në lidhje me projektet e studentëve për përmirësimin e infrastrukturës së arsimimit të tyre. “AMC këtë herë vjen pranë studentëve të fakultetit të ekonomisë, duke i nxitur ata në ideimin e planprojekteve për ofrimin e teknologjive të reja, që do t'iu vijnë në shërbim atyre në procesin mësimor dhe praktik, u shpreh dekani i fakultetit të ekonomisë, Sulo Hadëri.Menaxherja e marrëdhënieve të korporatës AMC, Ornela Bego, u shpreh se fton të gjithë studentët dhe stafet akademike që të bëhën pjesë e këtyre propozimeve për të përzgjedhur projektet më të mira, të cilat do t'iu shërbejnë fromimit të tyre arsimor.Nga të gjitha propozimet, stafi i AMC do të përzgjedhë projektet më të mira duke i mbështetur ato nëpërmjet granteve në realizimin praktik të tyre për të gjithë studentët.