Lufta kundër narkotikëve, sukses në komunën e Farkës

Komuna e Farkës dhe disa komuna të tjera të Tiranës mund të konsiderohen të pastra përsa i përket moskultivimit të lëndëve narkotike.Në një takim midis tyre, Drejtori i policisë së Tiranës Bernard Çaushaj me kryetarin e Komunës së Farkës, nxorrën në pah punën e mirë të bërë nga strukturat e këtyre 2 institucioneve, për sensibilizimin e shoqërisë në luftën kundër këtyre lëndëve të dëmshme.Ndërsa Caushaj vlerësoi punën e bërë në 2 vitet e fundit, ku kultivimi i lëndëve narkotike është zhdukur nga harta në disa komuna të Tiranës.Në këtë takim me hallkat kyce të shoqërisë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në këshillimin dhe sensibilizimin e shoqërisë për dëmet e lendëve narkotike, lufta kundër drogës u konsiderua një sukses i kënaqshëm për të gjithë.