PS prezanton programin për gratë, Rama: Më shumë përfaqësim dhe punësim pas 23 qershorit
Ndërsa lë pas një bilanc pozitiv sa i përket numrit të deputetëve femra në parlament, Partia Socialiste është zotuar sot në legjislaturën që vjen PS do ta shtojë numrin e tyre. Teksa ka prezantuar në Shkodër kapitullin për gratë të programit për një Rilindje Shqiptare, Rama premtoi se do të shtojë numrin e grave dhe vajzave në përfaqësim, administratën publike do të luftojë papunësinë e femrave si dhe do të nxisë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje.“Duhet të krijojmë kushtet që në marrjen në punë, në shërbim publik të grave dhe vajzave të mos ketë diskriminim, dhe në rast se janë në një konkurs për të njëjtin vend një djalë dhe një vajzë, me të njëjtat parametra, duhet të preferojmë vajzën dhe gruan, pasi për djalin ka disa mundësi të tjera. Duhet të shtojmë numrin e grave dhe vajzave në përfaqësim, në administratën publike, të nxisim pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje, dhe të ndërtojmë një politikë të posaçme për të luftuar papunësinë femërore. Ka ardhur koha për të marrë një angazhim konkret, 50% gra këshilltare në Bashki dhe Komuna”- tha Kreu i socialistëve.Duke iu referuar shifrave të larta të dhunës ndaj grave, Rama tha se nuk është kodi penal ai që mund të luftojë krimin, por duhen luftuar vetë shkaqet e krimit. Ndërkaq ai dënoi përdorimin politik nga mazhoranca të grave në administratë, ndërsa garantoi se pas 23 qershorit do marrë fund një fenomen i tillë.“Sado ne ta shtrëngojmë kodin penal, të forcojmë në letër masat ndaj krimit, dhunës , korrupsionit, përkundrazi mund të themi se përkeqësimi vazhdon. Duhet të reflektojmë më thellë, krimi s’luftohet vetëm duke luftuar kriminelët dhe pasojat, por duke luftuar shkaqet e krimit. Kur vimë te dhuna ndaj gruas, a nuk është e dhunshme që nën presionin e pushtetit gratë që janë në punë të mos mund marrin pjesë në asnjë aktivitet të opozitës, që qeveria të përdorë faktin se u paguan rrogat që ti fusë në lista dhe ti kërkojë në mitingjet e radhës. A s’është e dhunshme që të censurohen. Njerëz që maten 7 herë për të thënë një fjalë nga frika se mund të humbin bukën e gojës. Ne do ta zgjidhim pas 23 qershorit, zotohemi se s’do ketë më asnjë grua, po edhe asnjë burrë që për shkak se është në shërbim të shtetit shqiptar të ndalohet të shkojë në cfarëdo aktiviteti të opozitës, nuk do ketë më mitingje dhe festa qeveritare të organizuara mbi parimin e pjesmarrjes për të gjithë ata që janë në punë shteti” deklaroi Rama.Lideri i opozitës theksoi se programi i PS-së parashikon përfitim nga barrëlindja për çdo nënë, pavarësisht faktit nëse është apo jo në marrëdhënie pune. Ndërsa përmes aplikimit të taksës progresive, tha ai, shumica e nënpunësve të administratës, mes tyre dhe gratë. do të mund të fitojnë një rrogë shtesë brenda një viti.Lideri i PS në takimin me gratë shkodrane nuk ka kursyer edhe komentet rreth kryeparlamentares Topalli:“Na bëri një nder Jozefina se i bëri të gjitha gratë në Shkodër me PS. Se do ju thotë pse shkoni moj në aktivitetin e tij, se ai i rref gratë, air ref dhe nanën e tij. Përtej shakasë me 23 qershor do hapet rruga për të rilindur Shqipëria por edhe PD, edhe Jozefina vetë është një lloj viktime e vet kryetarit të saj, i cili dhuën verbale e ka kthyer në një instrument komunikimi. Gjithë librin e propagandës së komunizmit e ka bërë libërkomunikimi të PD, edhe Jozefina s’ka ca bën. Ne zotohemi që pas 23 qershorit shqiptarët s’do dëgjojnë nga përfaqësuesit e qeverisë gjuhën që kanë dëgjuar deri më sot, as gënjeshtra dhe as do dëgjojnë më të shajë opozitën me libër shpie” u shpreh Rama.