Koalicionet, në krizë negociatat mes PS-së dhe AK-së

Ngecin negociatat për koalicion parazgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Aleancës “Kuq e Zi”.Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e AK-së për të futur në listat e deputetëve të socialistëve edhe 5 kandidatë  të saj.Përfaqësues të PS-së janë shprehur për “Ora News” se kërkesat e kreut të AK-së Kreshnik Spahiu janë të pallogjikshme për një parti e cila nuk është votuar asnjëherë.Gjithashtu ata kanë theksuar se Kreshnik Spahiu është në depresion dhe flet përçart për mijëra vota inekzistente ndërsa kanë shtuar se  AK  po provon se është forcë e krijuar nga Berisha dhe do të jetë jashtë koalicionit opozitar.