Tërhiqet ADK, Zef Bushati nuk firmos marrëveshje me PD
Partia Aleanca Demokristiane nuk firmos koalicionin me Partinë Demokratike. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kreu i ADK Zef Bushati deklaroi se janë në pritje të ofertave për koalicion për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përjashtoi mundësinë e koalicionit me FRD-në.Ashtu sic edhe paralajmëroi më herët, duket se shkak i kësaj tërheqje në momentin e fundit është pikërisht një mospajtim i ADK që PD të fusë në listat e deputetëve të PD-së aleatët.Dhe pse mbeten edhe 24 orë për regjistrim të koalicioneve në KQZ, PD zyrtarizon sonte koalicionin e djathtë, çfarë do të thotë se edhe një pendesë e minuatave të fundit sdo të kishte vlerë.Mbetet për tu parë nëse zoti. Bushati do vendosë të garojë i vetëm, do afohet me PS apo AK, e cila ende është e papozicionuar.