Koalicionet parazgjedhore, PDIU firmos marrëveshjen me PD
Vetëm pak minuta para ceremonies së zyrtarizimit të koalicionit të djathtë nën drejtimin e PD, PDIU ka firmosur marrëveshjen në selinë blu për të shkuar bashkë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.Për mikrofonin e Ora News, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi pas daljes nga selia e PD se tashmë marrëveshja është fakt dhe sipas tij demokratët janë dakordësuar për të marrë parasysh edhe anën programore të PDIU.“Ne sapo nënshkruam marrëveshjen për koalicion me PD-në. Gjetëm dakordësinë, PD merr parasysh edhe anën programore të PDIU-së, kemi pasur një eksperiencë me PD dhe mendojmë se koalcioni do jetë i sukseshëm” tha Idrizi.E pyetur nga gazetarja Anduela Ndreu nëse pjesë e marrëveshjes është dhe përfshirja e PDIU në listat e kandidatëve për deputet të PD, ai tha se nuk ka pasur një diskutim lidhur me këtë cështje.“Nuk është një cështje që është diskutuar me PD. PDIU do të garojë me forcën e vet në të gjitha qarqet e vendit” përfundoi kreu i PDIU-së.