PSV91 shkrihet me PS-në, Petro Koçi: Bashkim pa asnjë kusht
Partia PSV 91 e Petro Koçit shkrihet me Partinë Socialiste. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i kësaj force politike Petro Koçi i cili ka theksuar se PSV 91 bashkohet pa asnjë kusht me Partinë Socialiste ndërsa ka dhënë edhe arsyet e këtij vendimi.Ja disa nga arsyet që jep Petro Koçi për bashkimin me PS-në1. Pas bashkimit te së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë2. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë3. Duke patur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor4. Duke falenderuar gjithë bashkëpunëtorët luajalë në procesin e formimit dhe funksionimit të PSV 915. Duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91 në Nëntor 2009 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha6. Duke u shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin në ditët e vështira opozitare Kryetarëve të partive të opozitës Edi Rama, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule si edhe për një periudhë të caktuar Nard Ndoka7. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste , përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral8. I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër9. I sigurt se mbi 90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste10. Duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS11. Duke përshëndetur dhe aprovuar Programin Politik dhe Qeverisës të PS12. Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH13. I bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë