Tiranë, tentohen të nxirren nga banesat, banorët konfliktohen me përmbarimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 13:00
Nxerrja jashtë e 14 familjeve nga një banesë në rrugën “Margarita Tutulani”, pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi” ka shkaktuar konfrontime mes banorëve dhe policisë private.Banorët janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesin pasi nuk pranuan të lirojnë godinën ndërsa ata shprehen se gjatë konfliktit është qëlluar edhe me armë.Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë përmbaruesin t’i nxjerrë nga banesat ku ata thonë se jetojnë prej vitesh.Ata pretendojnë që personi që pretendon se është pronari i godinës i ka dokumentat e falsifikuara.Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë qënë edhe disa prej deputetëve të Partisë Socialiste.