Berisha: Rama bllokoi integrimin por shqiptarët do i përgjigjen me votë

Kreu i qeverisë, në një takim me nxënës të shkollës së mesme në Petrelë i ka këshilluar ata të jenë miq me librin, pasi ai është aleati më i mirë për njeriun.“Në mënyrën më miqësore ju këshilloj të bëni çdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin në çfarëdo pasioni që të jeni, se disa janë më të pasionuar pas shkencave teknike, në këtë moshë, edhe më të vogël se ju, asgjë nuk u jep pushtet më të madh se libri, asgjë nuk ushqen trurin, intelektin, zhvillimin mendor më shumë se libri” tha ai.Berisha ka ndarë me të rinjtë e të rejat e pranishme kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së tij, që si ka thënë edhe vete ka qenë e mbushur me pasionin e madh për librin.“Por i them vetes se kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin, nuk kam pasur aleat më të fuqishëm, më të shkëlqyer se libri. Në kohën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet te ne. Lexoni letërsi shqipe sa më shumë, se kemi plotë të drejtë të krenohemi Sot ne kemi shkrimtarë dhe poetë të rangut botëror. Unë nuk jam kritik po Kadareja është nga nga më të mëdhenjtë. Ne kemi një monument letërise, kemi një letërsi që çdonjëri prej jush me të drejtë mund të krenohet. Këtë trashëgimi të madhe që ne kemi duhet ta shfrytëzoni, duhet ta keni” tha ai.Kryeministri theksoi se qeveria e konsideron shkollimin e të rinjve si një nga prioritetet më madhore ndërsa shtoi se Partia Demokratike nga një program të mirëfilltë për punësimin e tyre.“Programi ynë do ketë ne qendër të rinjtë dhe te rejat, shkollimin, punësimin, një jetë cilësore dhe të ardhme evropiane. Ne kemi tek ju mbështetjen kryesore ndaj ndjehemi krenar dhe do bëjmë gjithcka që të shndërrojmë në realitet ëndrrat tuja për ju, familjen tuaj dhe vendin. Ne do heqim taksën dhe tarifën për çdo të ri, 3 vitet e para që do të punësohet. Do të zhvillojmë sistem kreditimi për të mbështetur projektet e juaja. Qeveria do marrë përsipër shpenzimet për trajnimin dhe kualifikimin tuaj. Ne kemi program real, pasi studimi është gjëja me e rëndësishme e kombit”, tha Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha akuzoi sërish kryetarin e PS-së Edi Rama, për bllokim të integrimit të vendit në Bashkimin Europian duke mos votuar 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli.“Komisioni Evropian i vlerësoi përpjekjet, por deklaroi të plotësohen 3 ligjet. Qëllimi ishte që qeveria dhe opozita me votim të ligjeve tu dëshmonin qytetarëve vullnetin për integrim, por dhe merrte përgjegjësitë e veta opozita . Opozita në vend që të përdorte për një mirësi ndaj qytetarë,  nuk votoi tre ligjet. Pra interesat më të ngushta dhe të paimagjinueshme e shtyn atë drejt bllokomit të tre ligjeve. Ndërsa sa i përket marrëveshje Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme për çdo shqiptar, është historike. Por Serbia e bëri këtë se zgjodhi të ardhmen Evropiane. Ne që nuk kemi asnjë problem të tillë, nuk votojmë tre ligje, sigurisht fitimi është shumë i madh. Zgjedhjet po vijnë dhe shqiptarët do thonë fjalën e tyre me votë”, u shpreh Berisha.